Rreth nesh

B.N.I është Agjensia Eksklusive për transmetimet e Reklamave Dixhitale ne Tiranë. Platforma e transmetimeve dixhitale është një platformë unike për transmetim, e ideuar dhe e pozicionuar strategjikisht për të kapur audiencën eksklusive të kryeqytetit te Shqiperise nëpërmjet një reklamimi premium. Nëse një klient përdor njërën nga zonat tona të reklamimit ose të gjithë platformën, ka mundësinë të targetojë një audience specifike dhe ka mundësinë ta ndryshojë mesazhin sa herë që të jetë e nevojshme. Platforma jonë është ndërtuar me teknologjinë më të fundit dhe ofron një mundësi të pakonkurueshme për të reklamuar markën tuaj.

Image module
  • Statistika: 180.000 mjete private dhe transport publik qarkullojne cdo dite ne rruget e Tiranes. Audienca ditore në Tirane arrin në më shumë se 400.000 persona.
  • Diversiteti i Audiencës: Biznesmen, diplomatë, turistë, të huaj dhe vendasit që jetojnë e punojnë në Tirane.
  • Kohë për Markën Tuaj: Ndërsa udhëtarët presin ne trafik, për të arritur ne vendodhjet e tyre, presin për një taksi apo thjesht pijnë një kafe, gjithmonë do ketë kohë për reklamën tuaj.
  • Origjinalitet: Tirana eshte nje qytet modern dhe tërheqës, marka juaj do të përfitojë në maksimum nga privilegji që vjen me reklamimin në Led Screen.

Cilat janë avantazhet e reklamimit në ekranet LED Outdoor?

Nëse diskutojmë për strategjinë më efektive të reklamimit në ditët e sotme, pa dyshim që ‘LED Outdoor Advertising’ tërheq vëmendjen e shumicës së reklamuesve. Fenomen, i cili po përjeton një rritje të shpejtë në rang global dhe është duke zëvendësuar metodat tradicionale të marketingut për shkak të avantazheve të shumta që ofron.

Me zgjidhjet më të avancuara, BNI ndihmon kompanite të ndërtojnë ndërveprim kuptimplotë me konsumatorët e tyre në Tiranë.

Image module

Mënyrë dinamike reklamimi e cila tërheq vëmendje

Me zgjidhjet më të avancuara, BNI ndihmon kompanite të ndërtojnë ndërveprim kuptimplotë me konsumatorët e tyre në Tiranë.

Image module

Ofron më shumë fleksibilitet
reklamimi

Mesazhet reklamuese mund të zëvendësohen brenda një dite sipas zgjedhjes tuaj. Ju mund të publikoni reklamën tuaj në çdo pikë të ekraneve dhe në çdo kohë (24/7), e cila ju lejon fleksibilitet në varësi të mesazhit që doni të komunikoni si edhe audiences së cilës i drejtoheni. Përdorimi i përmbajtjeve video në ekranet LED e bën komunikimin më efektiv për shkak të gamës së gjerë të efekteve e ngjyrave, e cila ndikon në lehtësinë e perceptimit të mesazhit.

Image module

Perfekte për të personalizuar mesazhin

Në një treg gjithnjë e më të larmishëm dhe konkurrues, ofrimi i reklamave sa më afër nevojave dhe preferencave të blerësve/klientëve potencial është një aspekt i pazëvendësueshëm.

Image module

Është e qendrueshme

Ekranet “LED Outdoor” janë krijuar për t’i bërë ballë kushteve jo të favorshme atmosferike. Ato bëjnë të mundur që mesazhi të shihet në mënyrë të përsosur edhe në mes të ditës, kur dielli bie drejtpërdrejt në ekran.

Image module

Kthim më i madh në investime

Reklamimi në outdoor LED screens nuk ka kosto prodhimi (për letrat apo printimet) sepse reklama krijohet në kompjuter dhe ngarkohet në një program softuerik. Ju mund të bëni zëvendësimin e reklamës sa herë të doni brenda afatit të kohës që keni rezervuar ekranin/et. Kjo mënyrë reklamimi konsiderohet si një mjet i jashtëzakonshëm për krijimin e një strategjie të përsosur për bizneset dhe ofron një kthim më të madh të investimit.

Image module

Kontroll i plotë

Shfaqjet e reklamave LED ju ofrojnë kontroll të plotë të komunikimit, si në rastin kur sponsorizoni një produkt apo shërbim. Për shembull, në rastin e shfaqjes së një oferte promocionale ku klienti duhet të fotografojë ekranin për të përfituar uljen.

Image module

Reklamimi në ekranet LED nuk është vetëm për kompanitë e mëdha

Reklamimi ne ekranet LED është i përshtatshëm për të gjitha SME-të. Përveç kësaj, ky lloj reklamimi e bën konsumatorin të lidhet emocionalisht me mesazhin. Kjo rrit dhe forcon njohuritë për markën (brendin), e cila përkthehet në prestigj afatgjatë, rritje të numrit të klientëve dhe mundësi më të mëdha shitjeje.